Deputeti i VV-së, dëshmitar në rastin e ministrit që keqtrajtoi shqiptarët?

Aktuale

Deputeti i VV-së, dëshmitar në rastin e ministrit që keqtrajtoi shqiptarët?

Nga: BOTA SOT Më: 15 shtator 2017 Në ora: 18:15
Fisnik Ismaili

Në debatin për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, është inkuadruar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se është për t’u respektuar guximi i qytetarëve të Prishtinës, që po kërkojnë drejtësinë për keqtrajtimet e bëra nga Rikalo në vitin 1999, përcjell Bota sot.

Ismaili ka thënë se dëshmitar i “zullumit” të ushtruar nga Rikalo, derisa ka theksuar se qytetarët e kanë denoncuar Rikalon disa herë pas luftës, duke dorëzuar edhe fotografitë e tij.

Por, sipas tij, fajin për mosndëshkimin e serbëve që kanë bërë krime në Kosovë, e kanë qeveritë e kaluara. Ismaili ka kërkuar shkarkimin e ministrit Rikalo, derisa ka thënë se duhet të nisin hetimet ndaj të gjithë serbëve që kanë torturuar shqiptarët.

Më poshtë reagimi iplotë:

Për besë, kur unë nuk kam dijtë kush është Nenad Rikallo, deri ia pash fytyrën kur e mori ministrinë, s'un ia la fajin as të tjerëve që nuk e kanë dijtë se kush është e çka ban. Ndoshta tipi edhe me qëllim është kujdesë me e mbajtë "low profile" do vjet, deri të ngjitet tinza shkallëve institucionale, pa u vërejtë fort pikërisht për qeto arsye që sot po dalin në dritë.

Eh, tash, meqenëse jam në rrjedha prej fillimit për situatën që u krijue qeto ditë, e di saktë që edhe këta dëshmitarët, qeshtu si unë, as s'e kanë dijtë, as nuk e kanë pritë që ia shohin Nenadit fytyrën, deri u ba tipi Ministër. Edhe është shumë normale që kur e kanë pa, janë trishtue, duje e kujtue të njajtën fytyrë me beretë të kuqe duke iu ba zullum. Këta njerëz nuk kanë faj. Madje, janë për me u respektue për guximin edhe kambëngulësinë për me e lypë drejtësinë, edhe mbas 18 vjetësh.

Edhe nuk është e vërtetë që banorët e "ndertesës së solidaritetit" në Dardani nuk e kanë denoncue Nenadin mbas lufte. Krejt fotot e Nenadit në uniformë, bashkë me arsenalin e armëve që ia kanë gjetë në banesë mbasi ky e ka ikë böthën, iu kanë dorëzue autoriteteve vjet e vjet më parë. Kjo i bie se faji është kryekëput te krejt qeto qeveritë e deritanishme, që nuk ishin në gjendje me i zbulue serbët keqbamës tanë këto vjet. Madje nuk habitem nëse me qëllim nuk i kanë gjetë këta njerëz, e që këto dëshmi ndoshta edhe nuk kemi me i pa kurrë.

E vërteta është se Nenadi ka ba vepra të këqija. Këtë po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë njerëz që po e gjejnë guximi me folë sot. E për mue gjithmonë ka me qenë ma mirë vonë se kurrë.

E, krejt juve që po gjeni çikarma të tipit "Pse s'folën ma herët këta njerëz? ", në mos për kurrgja tjetër, keni mujtë me ardhë qaty para Kuvendit para 4 vjetësh, kur fjeta një javë para Kuvendit n'pllakat e sheshit, duke e kundërshtue Ligjin për Amnistinë, i cili sot Nemadave po ua mundëson me na ba prapë zullum, por këtë herë me letra.

Më kujtohet sikur sot përbuzja e përqeshja që ia bajshit ato ditë protestuesve në shesh. Edhe hala keni fytyrë me nxjerrë xhibla. Jeni të parët për me u ankue, me gjetë behane, madje edhe me i arsyetue të këqijtë, e të fundit që bani diçka me e ndalë të keqen së paku me votë, se me protestë taman puna.

Hajt, kfillnu tash, e kërkone menjëherë shkarkimin e Nenad Rikallos edhe nisjen e hetimeve për të e krejt serbëve që kanë dhunue, vra e torturue shqiptarë, e sot synojnë poste vendimmarrëse politike.

#NenadSikter/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat