Thaçi mirëpret ndarjen e 100 mijë dollarëve për Hjustonin

Aktuale

Thaçi mirëpret ndarjen e 100 mijë dollarëve për Hjustonin

Nga: BOTA SOT Më: 15 shtator 2017 Në ora: 18:29
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë 100 mijë dollarë për të prekurit nga uragani Harvey në Hjuston të SHBA-së.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo mbështetje është një simbolikë dhe mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që Amerika i ka dhënë popullit tone.

Postimi i plotë:

Mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 mijë dollarëve për familjet amerikane, të prekura nga uragani Harvey në Hjuston.

Falënderoj kryeministrin Haradinaj dhe gjithë ministrat për këtë vendim.

Kjo mbështetje është një simbolikë dhe mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që Amerika i ka dhëne popullit tonë. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat