Mediat serbe për Haradinajn: Ne e zgjodhëm, ai filloi të na arrestojë

Aktuale

Mediat serbe për Haradinajn: Ne e zgjodhëm, ai filloi të na arrestojë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:47
Ramush Haradinaj

Arrestimi i disa përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të Serbisë, i cili gjendet në veri të Mitrovicës, ka ngjallur reagime të shumta në vend dhe në shtetin fqinj.

Intervenimi i Njësisë Speciale në këtë pjesë të Republikës ka bërë që mediat serbe të japin etiketime për përfshirjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë ngjarje.

Media serbe një shkrim të saj e ka titulluar ‘Serbët zgjodhën Haradinajn, ai filloi të na arrestonte’.

Tutje, aty citohen edhe disa politikanë serb të cilët sugjerojnë Listën Srpska që t’u dalë në ndihmë populates serbe që jeton në Kosovë.

Përndryshe, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare (Kryqi i Kuq i Serbisë) si dhe në disa vendbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.

“Drejtoritë Rajonale të Policisë (DRP-t) kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë në këtë organizatë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individë që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat