Haziri “godet” Thaçin: Si të na trajtoi BE ndryshe kur na përfaqëson soji juaj?!

Aktuale

Haziri “godet” Thaçin: Si të na trajtoi BE ndryshe kur na përfaqëson soji juaj?!

Nga: Bota Sot Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:28
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Analisti Nexhat Haziri ka komentuar lidhur me deklaratën e presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili mbrëmë ka thënë se Brukseli po i trajton qytetarët e Kosovës si qytetarë të rendit të dytë.

Haziri në një postim në Facebook, ka thënë se “BE nuk mund të trajtojë ndryshe qytetarët e Kosovës, pasi për president, kryeministër e kryeparlamentar, kanë njerëz me dosje të trasha krimi”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nëse në Kosovë, do të ishte shoqëria e rendit të parë, nuk do të na përfaqësonte soji i Thaçit.

Më poshtë postimi i plotë:

Image
Nexhat Haziri

Eh Hashim !

Presidenti Thaçi godet Brukselin: Po na trajtoni si qytetarë të rendit të dytë

-Epo si mund te trajtohen ndryshe, kur per president, kryeminister, kryetar kuvendi,ministra e deputet, kane njerez me dosje te trasha krimi, si vrases,trafikant droge dhe te qenjeve te gjalla, te korruptuar, haraqmbledhes, zaptus te prones publike, e me nje mije faqe te tjera t'zeza. Ndryshe, po te ishim shoqeri e rendit te pare, apo e emancipuar, nuk do t'na perfaqsonit soji i juaj. (n.h)/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat