Pse Ramush Haradinaj fsheh faktin që ishte ekspert i granatave në Ushtrinë Jugosllave?

Aktuale

Pse Ramush Haradinaj fsheh faktin që ishte ekspert i granatave në Ushtrinë Jugosllave?

Nga: Bota Sot Më: 16 shtator 2017 Në ora: 13:26
Ramush Haradinaj

Kush ishte Ramush Haradinaj, “gjenerali” i cili ka humbur respektin edhe të përkrahësve të tij, për shkak të koalicionit me serbët?

Në një intervistë të realizuar në vitin 2002, në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”, në rubrikën “Private”. Haradinaj kishte rrëfyer shumë gjëra private, duke filluar nga hapat e parë në shkollë, e deri tek preferencat e tij për muzikën.

Në këtë intervistë, Haradinaj kishte thënë se si nxënës i shkollës fillore, shumë shpesh rrihte të gjithë shokët e klasës së tij, i frymëzuar nga filmat e Bruce Lee-s.

“Më duhet të pranoj se deri në klasën e tetë unë e rrihja tërë klasën time, sepse edhe ashtu isha më i rritur me trup. Bile, unë mund t’i rrihja edhe disa shokë të klasës, që ishin ngelcana…”, ishte shprehur Ramush Haradinaj.

Në këtë intervistë, Haradinaj, poashtu kishte folur edhe për pjesën e migrimit në Zvicër në vitin 1986, por duke mos treguar për punën e body-guarditit të diskotekës, që e bëri për shumë vite më radhë. 

Por, në intervistën e vitit 2002, Ramush Haradinaj nuk kishte folur për periudhën e ushtrisë, të cilën ai e kishte përfunduar si një nën oficer  në Ushtrinë Jugosllave në vendin Pirot dhe Dimitrovgrad në lindje të Serbisë, gjatë vitit 1988.

Pas kthimit nga Zvicra, në vitin 1987-88, ai shërbente vullnetarisht në Ushtrinë Jugosllave në vendin Pirot dhe Dimitrovgrad në lindje të Serbisë. Atje brenda tre muajsh arriti të bëhej nënoficer dhe specialist për armët kimike, nga të cilat me lidhje teknike të nevojshme me armët tjera, mund të krijohen granata.

Më poshtë mund të lexoni pjesë në të cilën Wikipedia shkruan pikërisht për pjesën e Haradinajt në Ushtrinë Jugosllave.

Armët kimike janë lëndë toksike me substancë të ngurtë, të lëngët ose të gaztë ose të përziera, nga të cilat me lidhje teknike të nevojshme me armët tjera mund të krijohen granata ose raketa. Ato kryesisht përdoren për të vrarë njerëzit në sulme sabotuese ose terroriste gjatë luftës.

Standardet ushtareke mes shteteve u përfshinë në një traktat që ndalonte përdorimin e armëve kimike në vitin 1997, për shkak të dëmeve permanente që shkaktonte gazi toksik te njerëzit ose kafshët. Armët kimike janë midis armëve të shkatërrimit në masë (armët CBRN).

Në 1988 ai shërbente vullnetarisht në Ushtrinë Jugosllave në vendin Pirot dhe Dimitrovgrad në lindje të Serbisë. Atje brenda tre muajsh arriti nënoficer dhe specialist për armët kimike.

 

Image
 
 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat