Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me UNDP-në për projektet e reja

Aktuale

Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me UNDP-në për projektet e reja

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 19:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim shefin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Andrew Russell, të cilin e falënderoi për mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj.

Haradinaj me këtë rast siguroi Russell, se Qeveria që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë në projektet në vazhdim, duke i involvuar në këtë proces të gjitha dikasteret.

Ndërsa, Russell ka përgëzuar Haradinajn për zgjedhjen si kryeministër, duke u zotuar se do të intensifikohen programet asistuese për Qeverinë dhe popullin e Kosovës, si dhe Zyrën e Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat