Ironizon ish agjenti i SHIK-ut: Haradinaj u deshtë me pyet Burdushin për Rikalon

Aktuale

Ironizon ish agjenti i SHIK-ut: Haradinaj u deshtë me pyet Burdushin për Rikalon

Nga: Bota sot Më: 17 shtator 2017 Në ora: 13:51
Nenad Rikalo

Ish luftëtari i UÇK-së, dhe ish agjenti i SHIK-ut,  Naim Miftari ka ironizuar me deklaratën për media të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ditë më parë kishte reaguar për ministrin e tij të Bujqësisë, Nenad Rikalo për maltretim të ish fqinjëve të tij në vitin 1999.

Miftari ka shkruar se për akuzat ndaj Rikalos u deshtë më parë Haradinaj të pyes Burdushin se  Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ndërsa me pyet këtë të fundit për ushtarët e UÇK-së kanë të dhëna.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një deklaratë për media, ku ka thënë se ka kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e Rikalos në këto aktivitete, por nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla.

------------------

Ramush më parë u dashtë me pyet Burdushin për Nenad Rikallon sesa AKI përndryshe filjalën e UDB dhe SHIK pyeti njëherë për ushtarët e UÇK kanë shënime për secilin por kur janë në pyetje kriminelët, paramilitarët, ushtarët, dhe policët Serb ata nuk kanë shënime.

(pasi s`kan guxuar kurrë me mbledh informacione për serbët)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat