12 vjet burg për të akuzuarin për vrasje

Aktuale

12 vjet burg për të akuzuarin për vrasje

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 14:43
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar sot të akuzuarin T.T me 12 vjet burg për vrasje.

I pandehuri T.T, akuzohet se më 15 janar 2014, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.M.

 I ndjeri,  i cili e drejtonte veturën i shoqëruar me disa persona të tjerë, me të parë të pandehurin T.T, ndal veturën për të biseduar me T.T, i cili shoqërohej nga disa persona të tjerë, dhe me të dal nga vetura menjëherë fillon fjalosja në mes të të ndjerit dhe B.K, ku i pandehuri T.T ja ofron revolen në kokë B.K, ndërsa tani i ndjeri A.M del nga vetura duke e lutur që të ulë armën dhe të merren vesh, ndërsa i pandehuri nxjerr një thikë me të cilën e godet të ndjerin A.M në anën e djathtë të gjoksit dhe i rrjedhojë e plagëve të marra dhe gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme nga dëmtimi i zemrës dhe mushkrës i ndjeri vdes, dhe i pandehuri ik nga vendi i ngjarjes.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat