Haradinaj për vrasjen e Aulon Zekës: Asnjë shoqëri nuk është e mbrojtur prej këtyre fenomeneve

Aktuale

Haradinaj për vrasjen e Aulon Zekës: Asnjë shoqëri nuk është e mbrojtur prej këtyre fenomeneve

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 17:37
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka bërë sot thirrje në mbledhjen e qeverisë që të punojnë që rastet si vrasja e Aulon Zekës të mos ndodhin më.

Aulon Zeka u gjet i vdekur të shtunën pasi që në të kishin shkrepur katër plumba, ndërkaq lidhur me rastin janë arrestuar dy të mitur.

“Asnjë shoqëri nuk është e mbrojtur apo privuar krejtësisht prej këtyre fenomeneve, por ne duhet ta rrisim përkushtimin e vigjilencën”, tha Haradinaj në mbledhje.

“Të punojmë që të mos ketë raste të të tilla”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat