Mustafa: Penguat liberalizimin e vizave, keni dy mundësi që të hapni rrugë për to

Aktuale

Mustafa: Penguat liberalizimin e vizave, keni dy mundësi që të hapni rrugë për to

Nga: Bota sot Më: 18 shtator 2017 Në ora: 22:38
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar çështjen e liberalizimit të vizave, ku ka thënë se ata që e kanë penguar atë, tani duhet ta ç’pengojnë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se qeveria ose duhet ta aprovojë dhe amnistojë kauzën e rrejshme të tyre politike, ose të aprovojë argumentet vendore dhe ndërkombëtare për vizat dhe le të hapë rrugën për liberalizim.

Postimi i plotë:

Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë!

1. E kanë Marrëveshjen e dy komisioneve shtetërore, të Kosovës dhe të Malit të Zi;
2. E kanë Raportin e Komisionit Ndërkombëtar të emëruar nga Presidentja Jahjaga
3. E kanë konfirmimin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se me marrëveshjen e 25 Gushtit 2015 nuk humb territor as Kosova dhe as Mali i Zi, dhe se SHBA e përkrahë këtë marrëveshje;
4. E kanë Raportin e Komisionit Profesional për Matjen e Territorit të Kosovës, në krye me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili Raport konfirmon se me këtë demarkacion Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror territor.

I kanë edhe kauzat politike, me të cilat kanë bërë fushatë të dhunshme. Dhe le të zgjedhin. Ose le të aprovojnë dhe amnistojnë kauzat e tyre të rrejshme politike, ose le të aprovojnë këto katër argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, le të hapin rrugën për liberalizim të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat