Haziri: VV nuk proteston për shkarkimin e Rikalos, pasi e kanë pasur “jaran” pas luftës

Aktuale

Haziri: VV nuk proteston për shkarkimin e Rikalos, pasi e kanë pasur “jaran” pas luftës

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 18:23
Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, ka komentuar ditët e para të qeverisë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se kjo është një qeveri me 22 parti dhe i kanë vetëm 60 vota.

Haziri e ka krahasur rastin “Rikalo” me atë të Jabllanoviqit vite më parë, kur edhe pati protesta të shumta.

“Nuk ka protesta, pasi që ata që organizonin protesta duket se e kanë pasur jaran pas luftës Rikalon”, tha Haziri. Këtu Haziri i është referuar deklaratës së ministrit Nenad Rikalo i cili ka thënë se në vitin 2003 e kishin themeluar bashkë me Albin Kurtin organizatën KAN.

Ai tutje ka thënë se nëse vërtetohet që Rikalo ka kryer maltretime, atëherë ai duhet të shkarkohet.

Haziri e ka komentuar edhe ofendimin e Haradinajt ndaj gazetarëve, duke thënë se ka qenë deklaratë me inercion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat