Sveçla: Ka shenja të mira për mocionin e rrëzimit të Qeverisë

Aktuale

Sveçla: Ka shenja të mira për mocionin e rrëzimit të Qeverisë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 22:21
Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje ka thënë se Nenad Rikallo nuk ka qenë pjesë e lëvizjes KAN (Rrjeti i Aksionit për Kosovën) dhe as nuk ka pasur ndonjë pozitë.

Këto komente Sveçla i bëri në emisionin “Rrokum Roll” në Rrokum TV.

“Ka mundur të jetë në ndonjë konferencë që ka organizuar KAN, por ai nuk ka qenë pjesë e tij”, është shprehur Sveçla, i cili konfirmoi se ka qenë kryetar i Kuvendit të kësaj Lëvizje.

Ai theksoi se më e keqja është se ka dëshmitarë që Nenad Rikallo ka qenë pjesë e njësiteve serbe që kanë ushtruar represion ndaj shqiptarëve në periudhën e luftës në Kosovë.

“Edhe nëse kishte me qenë pjesë e KAN-it, kjo s’do ta amnistonte prej krimeve eventuale që i ka bërë”, tha Sveçla.

Duke folur rreth gjendjes politike në vend, Sveçla tha se VV do të jetë vëzhguesi mi i madh i punëve të Kuvendit dhe Qeverisë,

Sveçla ka folur edhe për “ofertën” e deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, për votën e tij pro rrëzimit të Qeverisë, ku është shprehur se do të punojnë me çdo deputet të PAN-it për të siguruar vota.

E sa i përket Listës Serbe, Sveçla tha se “kjo listë duhet të shpallet organizatë ilegale”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat