Aksidenti në Kosovë: Plagosen dy ushtarë zviceranë

Aktuale

Aksidenti në Kosovë: Plagosen dy ushtarë zviceranë

Fitmi Dika Nga Fitmi Dika Më 20 shtator 2017 Në ora: 00:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy ushtarë zviceranë janë plagosur në Kosovë, si pasojë e aksidentit me një automjet civil. Drejtësia ushtarake ka nisur hetimet, shkruan “20min”.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Kosovës në afërsi të vendit të quajtur Hani i Elezit, pranë kufirit me Maqedoninë, mbasditen e së hënës. Trupat ushtarake zvicerane shërbëjnë në kuadër të KFOR, për ruajtjen e paqes në vend.

Aksidenti ka ndodhur derisa po e përcillnin një konvoj ushtarak për furnizim të Swisscoy-t. Fatmirësisht dy ushtarët kanë pësuar lëndime të lehta dhe momentalisht janë kthyer në bazën e tyre.  Në automjetin civil kanë ndodhur tre persona, prej të cilëve vetëm njëri është trajtuar në ambulancë. Hetimet vijojnë për zbardhjen se si erdhi deri te aksidenti./Bota sot

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat