Ndahet përfundimisht PAN në Kuvend

Aktuale

Ndahet përfundimisht PAN në Kuvend

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:34
Koalicioni PAN

Pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që zgjodhi shef të grupit parlamentar Ahmet Isufin, edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar shefin e deputetëve të partisë në Kuvend.

Ai ka thënë ish-ministër që dy mandate të qeverisjes, por në ministri të ndryshme.

Ky është anëtari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka qenë ministër i Kulturës, dhe në qeverisjen e fundit ministër i Ministrisë së Bujqësisë.

Vetë anëtari i PDK-së e ka konfirmuar këtë informatë.

Në legjislaturat e kaluara, shef i grupit parlamentar të PDK-së kishte qenë Zenun Pajaziti e para tij Adem Grabovci, i cili dha dorëheqje pas aferës së publikuar, e njohur si “Dosja e Shefave”.

Në këtë rol në Kuvend për Vetëvendosjen do të jetë Glauk Konjufca, kurse shef i grupit parlamentar të LDK-së tashmë është caktuar Avdullah Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat