DV me 61 vëzhgues në fushatë dhe 2500 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve

Aktuale

DV me 61 vëzhgues në fushatë dhe 2500 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:37
Albert Krasniqi dhe Ismet Kryeziu

(E plotësuar) - Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media, një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore lokale, ka shpalosur planin operacional, që do ta zhvillojë gjatë kësaj periudhe sa i përket procesit zgjedhor.

Albert Krasniqi tha se në këtë fushatë 30 ditore, objektiv i tyre kryesor do të jetë në respektimin e kodit të mirësjelljes nga subjektet politike dhe dispozitat tjera ligjore, të cilat partitë politike dhe mbi 7mijë e 360 kandidatët e tyre e kanë obligim t’u përmbahen.     

Krasniqi: Do t’i kemi 61 vëzhgues në fushatë dhe 2500 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve

“Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, tashmë kemi rekrutuar dhe trajnuar 61 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të mbulojnë të gjithë pjesën e fushatës zgjedhore. Kurse për ditën e zgjedhjeve do t’i kemi të angazhuar rreth 2500 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do t’i mbulojnë të gjitha vendvotimet në terë territorin e Kosovës dhe nga aty do të raportojmë për shkeljet eventuale, për daljen në zgjedhje dhe gjithçka tjetër çfarë do të ndodh në ditën e zgjedhjeve. Në fushatën 30 ditore sa zgjat në raundin e parë të zgjedhjeve, objektivi jonë kryesor do të jetë në respektimin e kodit të mirësjelljes nga subjektet politike dhe dispozitat tjera ligjore, të cilat partitë politike dhe mbi 7360 kandidat të tyre që e kanë obligim t’u përmbahen. DV mbetet e përkushtuar që të raportojë për të gjitha rastet të cilat ne i hasim që ka pasur shkelje të këtyre rregullave”, tha Krasniqi.

DV po ashtu u bëri thirrje partive politike, që në këtë fushatë të mos i shfrytëzojnë resurset publike, shërbyesit civil dhe fëmijët, ashtu siç kanë bërë në të kaluarën.

Krasniqi: Partitë t’i përmbahen kodit të mirësjelljes

“Në zgjedhjet e fundit nacionale, ne kemi raportuar për të gjitha ato raste, ku ka pasur shkelje të kodit të mirësjelljes dhe partitë politike në total janë dënuar mbi 350 mijë euro gjobë. I bëjmë thirrje kësaj here që t’i përmbahen këtij kodi të mirësjelljes. Mos të vendosin posterë në hapësira publike, në shtylla elektrike, në shenja të komunikacionit, gjithkund ku është e ndaluar me ligj. Po ashtu, u bëjmë thirrje partive politike, kandidatëve të tyre që mos ti shfrytëzojnë resurset publike për qëllime të fushatës. Po ashtu, të mos përdorin shërbyesit publikë në manifestimet partiake. Këtu përfshihet edhe përdorimi i fëmijëve në mënyrë të organizuar, dukuri që e kemi hasur pothuajse në të gjitha zgjedhjet e kaluara të cilat janë mbajtur në Kosove”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Ismet Kryeziu, tha se slogani i kampanjës do të jetë “Me votë“,  pasi që vota është ajo që mund të ndikojë në kualitetin e jetës sonë.

Kryeziu: Moto e kampanjës “Me Votë“

“Ne jemi duke e zhvilluar dhe  vazhduar këtë kampanjë, duke emëruar moton e kësaj kampanje “ Me Votë“. Arsye pse kemi ardhur deri te ky slogan, ne mendojmë se me votë mund të ndikojmë në kualitetin e jetës sonë. Mendojmë se me votë, mund të ndikojmë të zgjedhim kandidat, përfaqësues kryetar, këshilltar në asamblenë komunale, të cilët kanë integritet, janë të përgjegjshëm dhe janë llogaridhënës, në besimin që ne e japim”, tha Kryeziu.

Ai tha se po punojnë në edukimin e votueseve se si duhet të votojnë, pasi që në zgjedhjet e kaluara, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë tejet i madh.

Kryeziu: KQZ s’po e bënë punën në edukimin e votuesve

“Si rezultat i zgjedhjeve parlamentare ne kemi parë që diku rreth 7 për qind apo diku 42 mijë vota, kanë qenë të pavlefshme në procesin zgjedhor parlamentar, të cilin kaluam dhe ne tani jemi të përfshirë në edukimin e votuesve, duke pasur parasysh dhe ndryshimin e sistemit. Tani është një votë një kandidat. Gjitha këto në kohën e shkurtë dy apo tre mujore, mund të krijojnë huti te qytetarët dhe ne mendojmë që KQZ nuk është duke bërë një punë mjaftueshëm të mirë, në edukimin e votuesve për të pasur vota dhe për të mënjanuar votat e pavlefshme. Dhe për këtë arsye ne si demokraci jemi bukur shumë aktiv në edukimin e votuesve,  duke sqaruar mënyrën dhe procedurat”, tha Kryeziu.

DV po ashtu u bënë thirrje subjekteve politike, që të bëjnë respektimin e ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë grupet shoqërore në Kosovë, në veçanti të grave, pasi që sipas tyre në zgjedhjet e fundit pjesëmarrja e grave ka qenë jashtëzakonisht e ulët dhe shumë pak nga to kanë pasur mundësi që t’u drejtohen tubimeve në të cilat kanë marrë pjesë.

Po ashtu, DV i ftoi partitë politike që të respektojnë deklaratën, të cilën e kanë nënshkruar, që në trupat menaxhuese të zgjedhjeve të kenë të paktën 40 për qind përfaqësim nga gratë.

DnV bën thirrje që partitë politike ta respektojnë kodin e mirësjelljes

Demokracia në Veprim ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka shpalosur për aktivitetet e saj për zgjedhjet lokale.

Albert Krasniqi nga DnV tha se kanë rekrutuar 61 vëzhgues që do ta mbulojnë fushatën ndërsa për ditën e zgjedhjeve kanë angazhuar 2500 vëzhgues në fushatën 30 ditore.

Objektivi kryesor sipas tij do të jetë respektimi i kodit të mirësjelljes nga partitë politike.

“DNV mbetet e përkushtuar të raportoj për të gjitha raste ku ka shkelje të kodit të mirësjelljes. Iu bëjmë thirrje partive t’i përmbahen kodit të mirësjelljes mos të vendosin poster ku është e ndaluar me ligj. Mos t’i përdorin resurset publike për fushatë. Mos t’i përdorin fëmijët në mënyrë të organizuar në fushatë. Nga subjektet politike bëjmë thirrje te ofrojnë mundësi të barabarta për të gjitha grupet shoqërore në veçanti të grave”, tha Krasniqi.

Ndërsa Ismet Kryeziu nga kjo organizatë tha se aktivitet tjetër është krijimi i platformave  për kandidatet gra.

“Jemi duke punuar kryesisht me komunitetin rom dhe ashkali për edukimin e tyre dhe pjesëmarrje në procesin e votimit. Me votë mund të ndikojmë në kualitetin e jetës sonë. Njerëz që kane integritet . Me votë bëjmë diferencën. Kampanja është e dizajnuar dbe përfshin që ka për qëllim nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje në këtë proces zgjedhor. KQZ s’po bën punë të mjaftueshme për edukim të vazhdueshëm për të mënjanuar votat e pavlefshme. Gjatë këtij procesi do të kemi raporte ditore e javore, bazuar  në  zhvillimet në terren.”, tha Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat