Pacolli-Çavusoglu koordinojnë agjendën e lobimit për njohjen e Kosovës

Aktuale

Pacolli-Çavusoglu koordinojnë agjendën e lobimit për njohjen e Kosovës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 15:33
Behgjet Pacolli dhe Mevlüt Çavu?o?lu

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se shefi i diplomacisë turke shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën.

Postimi i plotë:

Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu. Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat