Selimi: VV do të shkojë në balotazh në më shumë se 10 komuna

Aktuale

Selimi: VV do të shkojë në balotazh në më shumë se 10 komuna

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:51
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Selimi është shprehur i bindur se Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në disa komuna.

“Më shumë se 10 komuna ne do të jemi në balotazh në zgjedhjet e 22 tetorit”, ka thënë Selimi.

Ai ka theksuar se rezultatet e fundit në zgjedhjet e përgjithshme e kanë vënë një pozicion shumë më të mirë dhe të avancuar LVV.

“Me këto matje ne dalim të parët në 10 komuna përball koalicionit PAN dhe nuk ka përse të jetë ndryshe edhe në zgjedhjet lokale”, u shpreh Selimi për Telegrafi.

Deputeti i VV-së theksoi se janë duke u futur në këtë garë me epitetin e fituesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat