Pacolli takon homologun e tij italian

Aktuale

Pacolli takon homologun e tij italian

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:49
Angelino Alfano dhe Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli  është takuar me homolgun tij italian, Angelino Alfano gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Pacolli ka shkruar në Facebook se mbështetja italiane do të vazhdojë të mbetët e palëkundur.

Postimi i plotë:

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nes York, ku po marrin pjesë dhjetëra Presidentë, Kryeministra dhe Ministra të Jashtëm të shteteve nga e gjithë bota, takova në një takim të shkurtër njohës edhe homolgun tim nga Italia, Angelino Alfano. Mbështetja italiane do të vazhdojë të mbetët e palëkundur. Presim që takimin e ardhshëm ta zhvillojmë në Prishtinë ose në Romë. Italia ka qenë dhe mbetet shtet partner dhe mik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat