Presidenti Thaçi takoi presidenten e Mauriciusit, Ameenah Gurib

Aktuale

Presidenti Thaçi takoi presidenten e Mauriciusit, Ameenah Gurib

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:49
Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli në takim me Ameenah Gurib

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, ka takuar Ameenah Gurib, presidente e shtetit ishullor të Mauriciusit, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Siç njofton Zyra e presidentit, kreu i shtetit kërkoi njohjen nga ky shtet dhe tha se Kosova po e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar, se ka rritur përpjekjet për njohje të reja dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi theksoi se edhe në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, anëtare të së cilës janë Kosova dhe Mauriciusi, do të intensifikohen kontaktet mes dy shteteve dhe se Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Mauriciusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat