Molliqaj: 22 tetori, tronditja e radhës për partitë që kanë keqqeverisur

Aktuale

Molliqaj: 22 tetori, tronditja e radhës për partitë që kanë keqqeverisur

Nga: B.S Më: 20 shtator 2017 Në ora: 21:05
Dardan Molliqaj

Nesër hapet zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen me 22 tetor.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se 22 tetori do të jetë tronditja e radhës për partitë që nuk kanë qeverisur mirë dhe se VV do të merr udhëheqjen në më shumë se 10 komuna, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Nesër e hapim fushatën në Prizren. Të përgatitur e të gatshëm për fitore si asnjëherë më parë.

Rezultati i 22 tetorit do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike që kanë keqqeverisur në komunat e Kosovës për vite me radhë. Lëvizja jonë me kandidatët e saj, do ta merr udhëheqjen në më shumë se 10 komuna, shumica prej tyre komunat më të mëdha të Kosovës.

Një gjë është e sigurtë: pas këtyre zgjedhjeve, ne do të qeverisim për më shumë se gjysmën e popullsisë së Kosovës  ????

#meMendje e #meZemër./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat