Veseli: PDK do të fitojë me Forcën e ndryshimit

Aktuale

Veseli: PDK do të fitojë me Forcën e ndryshimit

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 00:44
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka hapur fushatën zgjedhore në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor, ku kryetari Kadri Veseli u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së, pas siç tha ai PDK është e vetmja parti që i ka sjellë vendit ndryshimet e merituara.

Veseli theksoi se më 22 tetor garojnë për të fituar për qytetarin e Republikës së Kosovës, në të gjitha komunat e vendit.

Veseli: PDK gjithmonë ka prirë me vizionit e vet

“Sonte jemi bashkarish, së bashku më të rinjtë e Komunës së Prishtinës, me kandidatët për Kuvendin Komunal, për të treguar në rend të parë forcën e ndryshimit, forca e ndryshimit e cila është në rend të parë tek të rinjtë. Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka prirë me vizionit e vet inovator, në mënyrë që të eci përpara, për të mirën e qytetarëve tanë, për të mirën e vendit tonë”, tha Veseli.

Veseli pohoi se PDK në asnjë rast nuk ka hezituar që të merr përgjegjësitë për ta ndryshuar vendin dhe në të njëjtën kohë ta ndryshojë edhe vetveten.

I pari i PDK-së shtoi se janë partia që u ka jep hapësirë shumë të madhe të rinjve dhe femrave, për çka tha se PDK garon me tri femra kandidate për kryetar të komunave.

Veseli: Jemi krenar që garojmë me tri kandidate femra

“Jemi krenar që tani në zgjedhjet e 22 tetorit garojmë me tri kandidate femra. Ju urojmë në mënyrë të veçantë fitoret në zgjedhjet e 22 tetorit, që nga zonja Sebiha në Pejë, Valdete Idrizi në Mitrovicë dhe të njëjtën kohë zonjës Gonxha po ashtu në Mitrovicë, të cilën do ta kemi bashkërisht të bashkuar shumë shpejtë. Për të shkuar me një fitore të fuqishme të forcës së ndryshimit në Prizren, në Ferizaj, në Gjilan, në Podujevë, në Prishtinë. Lirak fuqishëm. Për të shkuar me radhë në të gjitha komunat, në të cilat kemi qenë fitues”, tha Vesli.

Ai në vazhdim uroi me radhë fitoren në të gjitha komunat tjera të Kosovës, për fitoren e të cilave Veseli u shpreh i sigurt.

PDK nis fushatën, Veseli optimist për të gjitha komunat

PDK në zgjedhjet e 22 tetorit garon me sloganin “Forca e ndryshimit”, ndërsa në listën e votimit ka numrin 94.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka hapur fushatën në Prishtinë bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj.

Veseli ka përmendur të gjitha komunat dhe kandidatët e komunave të tjera dhe është shprehur i bindur për fitore.

Ai pret një fitore te fuqishme të “Forcës së Ndryshimit” në komunat ku kandidon PDK, duke përmendur Prizrenin, Gjilanin, Podujevën, dhe Prishtinën.

Lideri i PDK-së po ashtu përmendi Suharekën ku pret fitore të thellë.

Veseli nuk la pa përmendur as Kamenicën, Dragashin, Vitinë, Kaçanikun dhe tha se dot luftojnë denjësisht dhe ta fuitojnë edhe Hanin e Elezit.

Ndërkaq në Vushtrri, ai pret që PDK ta vazhdojë traditën e fitoreve, ashtu sikurse edhe në Shtime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat