Media gjermane: Interesat turke mbi Ballkanin dhe ndikimi i Serbisë mbi tre shtetet fqinje

Aktuale

Media gjermane: Interesat turke mbi Ballkanin dhe ndikimi i Serbisë mbi tre shtetet fqinje

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 shtator 2017 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Firmat turke kërkojnë të investojnë masovikisht në Serbi/ Erdogan kërkon të zgjerojë ndikimin e tij drejt Ballkanit, shkruan Elke Windisch për të përditshmen e majtë gjermane “Neue Deutschland”.

Në shenjë respekti turqit e thërrasin presidentin Rexhep Taip Erdogan si “Baba” ose shpesh si “Rexhep Baba”. Në fund të shtatorit ai do udhëtojë drejt Serbisë me 150 biznesmenë. Tema e diskutimit pritet të jetë projekti “Rrjedhja turke”: një gazsjellës nga Rusia përmes Detit të Zi në Europën juglindore për të furnizuar Europën.

Ky gazsjellës duhet të kalojë përmes Serbisë. Që Greqia platitet dhe ndërkohë Maqedonia ka një qeveri pro-perëndimore, tregon se ka për çfarë të diskutohet mes mysafirit dhe nikoqirit: presidentit serb Aleksandar Vucic dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Të gjithë mendojnë që një zgjidhje do ishte Bullgaria, e cila mund do pranonte për shkak të ekonomisë së dobët dhe shtimit të tregut të punës.

Masovikisht firmat turke duan të investojnë në industrinë e tekstilit dhe të blejnë hotelet malore të mbetura të paprivatizuara që nga koha e komunizmit. Firmat turke të ndërtimit kanë një emër të mirë në gjithë Ballkanin: ata ndërtojnë lirë, mirë dhe brenda afatit kohor, përcjell botasot.info.

Detajet ata i kanë diskutuar në një bisedë me katër sy në Stamboll, gjatë Kongresit të Naftës në qershor. Aty Vucic ka lutur Erdoganin për të pritur pak kohë që të diskutojë çështjen me gjithë spektrin politik, ekonomik dhe kulturor. Serbia dhe kombi serb, duan të krijojnë një “miqësi të vërtetë” me Turqinë, ka thënë Vucic. Ankara është “faktori më i rëndësishëm për paqen” në Ballkanin perëndimor.

Vucic ka luajtur në zhvillimet në Maqedoni dhe mbi të gjitha në Bosnjë, ku kërcënohet ndarje e pakicave. Por Erdogani ka dalë në mbrojtje të etnikumit turk dhe muslimanëve tjerë në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ai e ka bërë të qartë, që Turqia është pas Marrëveshjes së Daytonit, të nënshkruar në 1995 që i dha fund Luftës së Bosnjës.

Sipas medias gjermane, Turqia përpiqet të shtrijë ndikimin në vendet ish osmane në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Beogradi ka ndikim të madh të Republika Srpska dhe gjithashtu edhe në opozitën në Malin e Zi dhe Maqedoni. Këtu ka një politikë të jashtme multipolare: Për Serbinë Europa është vetëm një opsion i mundshëm i së ardhmes; ndërsa për Erdoganin, konflikti me Europën është një arsye që Turqia të shfaqet si Fuqi e madhe mbi Ballkan dhe me çrast të shmang sa më tepër të jetë e mundshme anëtarësimin e Ballkanit perëndimor në BE.

Këtë dëshiron edhe Moska, që ka interesa të ngjashme. Për këtë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë janë si rrallë ndonjëherë më parë.  Europa e ka në dorë, kur t’u jap fund rivaliteteve të vjetra mbi Ballkanin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat