Quni përkujton kolonel Ahmet Krasniqit: Do t'ja dalim, ashtu si t'jemi betuar

Aktuale

Quni përkujton kolonel Ahmet Krasniqit: Do t'ja dalim, ashtu si t'jemi betuar

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:53
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni tek varri i kolonel Ahmet Krasniqit

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka kujtuar në 19 vjetorin e vrasjes Ministrin e parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës  e kolonel Ahmet Krasniqit.

Ai ka shkruar fjalë prekëse në profilin e tij në Facebook, ku i ka premtuar se do ja dalin ashtu siç ishin betuar.

Postimi i plotë:

Bac,

me ty Kosova do te ishte me e bukur,

hymni do të këndohej,

në qiellin tonë, krenare do të valonte shqiponja.

Pa ty Bac, Kosova po zbukurohet më ngadal,

hapi po çalon,

frymëmarrja është më e rënd..

Por, do t'ja dalim, ashtu si t'jemi betuar.

Ti pusho në paqe dhe lutu për ne!

21.09.2017

Tiranë

Image
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni pran kolonel Ahmet Krasniqit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat