Thaçi për zgjedhjet lokale: Garë të dinjitetshme dhe përkushtim për qytetarin e Kosovës

Aktuale

Thaçi për zgjedhjet lokale: Garë të dinjitetshme dhe përkushtim për qytetarin e Kosovës

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:40
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kandidatët  për kryetar e për asamble në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale .

Postimi i plotë:

Sot, zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet komunale në Kosovë.

I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, kandidatët për Kryetar Komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Ju uroj të gjithëve suksese, garë të dinjitetshme dhe për përkushtim për qytetarin e Kosovës. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat