Delawie premton mbështetje për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Aktuale

Delawie premton mbështetje për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:04
Greg Delawie dhe Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në një takim njoftues, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Reçica falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhënë Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit. 

Ministri Reçica gjithashtu njoftoi ambasadorin për punët dhe sfidat që e presin në realizimin e planit dhe programit qeverisës në MPMS, duke u shprehur me optimizëm që me punë dhe vullnet do tregohen rezultate të dëshiruara e të pritura nga qytetarët.

Ambasadori Delawie, uroi ministrin Reçica për detyrën dhe e siguroi se mbështetja e SHBA-ve nuk do të mungojë, në të gjitha projektet që ngrisin kualitetin dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat