Këshilli për Integrim Evropian diskuton zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane

Aktuale

Këshilli për Integrim Evropian diskuton zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 06:51
Foto arkiv

Ministria e Integrimit Evropian  organizon sot takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, me fokus zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA). 

Takimi kryesohet nga Kryeministri Haradinaj dhe Ministrja Hoxha.

Një nder temat që do të diskutohen në këtë takim është legjislacioni për pezullimin ose largimin e zyrtarëve publikë të akuzuar dhe dënuar për korrupsion si dhe ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.

Po ashtu do te diskutohet edhe per auditimin e raporteve financiare të partive politike, plotësim ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, llogaridhënien e institucioneve të pavarura, zbatimin e rekomandimit të Agjencise Kunder Korrupsion për shkarkimin e anëtarëve të Bordeve të NP-ve, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat