“Tash e kemi tëhollu pak” – Kadri Veseli “tallet” me Lirak Çelajn

Aktuale

“Tash e kemi tëhollu pak” – Kadri Veseli “tallet” me Lirak Çelajn

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 23:02
Kadri Veseli, sot ditën e kishte rezervuar për kandidatin e partisë së tij për Prishtinë, Lirak Çelaj

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot ditën e kishte rezervuar për kandidatin e partisë së tij për Prishtinë, Lirak Çelaj.

Bashkë me të vizituan disa biznese në kryeqytet. Por një qytetar Çelajn e njihte më shumë në rolin tek seriali “Tre gjermanët e trashë”.

Këtë gjë Veseli provoi ta kthejë në humor.

“Tash e kemi tëhollu pak dhe duam me e bë kryetar”, tha Veseli.

Derisa një shitëse arriti që ta bind Veselin të blejë diçka në dyqan.

Derisa Veseli dhe partiak të tjerë bisedonin me qytetarë, një tjetër nuk deshi të bisedojë fare, madje ai as nuk ia dha dorën Veselit për këtë gjë reagoj edhe truproja i Veselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat