Përurohet lapidari i dëshmorëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Aktuale

Përurohet lapidari i dëshmorëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Nga: B.S Më: 23 shtator 2017 Në ora: 14:55
Bajram Gecaj tek lapidari i dëshmorëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Sot në Pejë është përuruar lapidari i dëshmorëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj.

I pranishëm aty ka qenë edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë që ky lapidar duhet të shërbejë si shembull se dora e zgjatur e krimit nuk mund ta vras shpirtin dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demorkacisë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Sot përuruam lapidarin në përkujtim të përhershëm të heronjëve të luftës e të paqes, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. Falëmnderojmë të gjithë ata që kontribuan në përjetësimin e heronjëve, posaçërisht Kryetarit Gazmend Muhaxherri. Ky lapidar të shërbej si shembull se dora e zgjatur kriminale kurrë nuk mund të vras shpirtin dhe frymën e LIRISË, PAVARËSISË e DEMOKRACISË.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat