Nënkryetari i PDK’së thotë se opozita është e fuqishme dhe mund ta korrektojë Qeverinë

Aktuale

Nënkryetari i PDK’së thotë se opozita është e fuqishme dhe mund ta korrektojë Qeverinë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:49
Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i cili është emëruar shef i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është ende herët të vlerësohet nëse Kuvendi është funksional ose jo. Por, parashikon se ka tendencë që opozita të ketë sjellje tjera nga mandati i kaluar.

“Sapo ka filluar puna e tij (Kuvendit) dhe normalisht aty është arena e betejave kryesore politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Në këtë rast, me një opozitë më të fuqishme se sa në mandatin e kaluar, vërehet një tendencë për të pasur një situatë dhe një sjellje tjetër nga ajo që jemi mësuar ta kemi".

"Unë besoj që Kuvendi i Kosovës do ta luajë rolin e vet të rëndësishëm, në kuptimin edhe të ofrimit të mbështetjes për projektet nga ana e pushtetit, por edhe në kuptimin e korrektimit të Qeverisë nga ana e opozitës”, thotë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat