Vetëvendosje: Ja pse u rreshtua PDK prapa Bekim Jasharit, dhe komploti që po ja bëjnë atij

Aktuale

Vetëvendosje: Ja pse u rreshtua PDK prapa Bekim Jasharit, dhe komploti që po ja bëjnë atij

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 20:40
Bekim Jashari

Lëvizja Vetëvendosje Skenderaj permes faqes se sajë zyrtare në facebook ka goditur keq PDK-në dhe ka akuzuar atë për komplot ndaj Bekim Jasharit si dhe rikujton “Dashurinë” e Nuredin Lushtaku ndaj Sami Lushtakut, shkrimin e plotë e gjeni këtu:

“Bekim Jashari kandidoi për ta nxjerr qytetin e Skenderajt nga kolapsi ekonomik që e futi PDK, ne kështu besojmë. Por PDK luajti lojën e saj si çdo herë, bëri kinse u rreshtua prapa Bekim Jasharit. Në fakt, PDK po i bën komplot Bekim Jasharit. Krejt kjo, për t’i fshehur përçarjet e mëdha brenda saj, duke e ditur se edhe ashtu do ta bllokojë në asamble. Sa shumë hipokrizi ka rreshtimi i PDK-së prapa Bekim Jasharit është e vështirë ta dimë, por jo edhe e pamundur!

Të gjithëve na kujtohet se si PDK ishte rreshtuar prapa Sami Lushtakut në burg, madje e kemi shumë të freskët momentin kur deputeti ynë, Glauk Konjufca, po e lexonte një letër që e kishte shkruar nga burgu Sami Lushtaku.

Ata që ishin rreshtuar “prapa” Sami Lushtakut, u vajti mendja ta sulmojnë edhe fizikisht deputetin tonë në mbrojtje të “mikut” të tyre. Por janë po ata “miq”, që u rreshtuan prapa Sami Lushtakut në burg, që u bën armiqtë e Sami Lushtakut në liri. Pra, për PDK-në, Samiu ishte i mirë vetëm nëse ishte në burg, sepse vetëm kështu do të mund ta bënin viktimë, e të përfitonin vota në emër të tij dhe luftës së shenjtë të UÇK-së, për çka Samiu ishte burgosur. A nuk thoshte vetë Samiu: se ministra e zv. ministra të PDK-së e duan atë në burg?! “

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat