Hoti: Arban Abrashi kontribuoi që qytetarët e Kosovës të punësohen në Gjermani

Aktuale

Hoti: Arban Abrashi kontribuoi që qytetarët e Kosovës të punësohen në Gjermani

Nga: A.M. Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:12
Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar zgjedhjet në Gjermani ku është kandidate për tu rizgjedhur si kancelare Angela Merkel.

Ai ka shkruar në Facebook se gjatë kohës kur Arban Abrashi ishte ministër ka kontribuar që qytetarët e Kosovës  të punësohen në Gjermani.

Postimi i plotë:

Sot voton Gjermania. Qindra mijëra kosovarë që jetojnë atje janë mirënjohës për mikpritjen e shtetit gjerman. Me punën e tyre, ata ndihmojnë familjarët në Kosovë. Kohëve të fundit, dhe me kontributin e Arban Abrashit sa ishte ministër, shteti gjerman i udhëhequr nga Kancelarja Merkel ka pranuar kosovarë për punësim të përkohshëm.

LDK është e privilegjuar që është anëtare e Partive Popullore Evropiane, bashkë me CDU të Kancelares Merkel.

Kosova është krenare që ka mbështetjen e Gjermanisë, shtetit më të fuqishëm të BE-së, të udhëhequr me shumë vizion nga Kancelarja Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat