Limaj: Me Nismën në pushtet s’do ketë familje pa së paku një të punësuar

Aktuale

Limaj: Me Nismën në pushtet s’do ketë familje pa së paku një të punësuar

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:04
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në tubimin e Nismës në Prishtinë se me ata në qeverisje qendrore e lokale çdo familje në Kosovë do ta ketë së paku një anëtar të familjes të punësuar.

Ai ka ftuar qyetarët që ta votojnë Nismën për Kosovën, pasi filozofia politike e tyre mbron qyetarin e vendit dhe përmirëson jetën e qytetarit.

“Qytetarët e Republikës sonë do kenë rastin që filozofinë politike ta përfaqësojnë në praktikë. Qytetarët e Kosovës kanë një mundësi, që të shohin ofertën tonë, një ofertë që siguron vendosmëri, vullnet, mbajtje fjale, angazhim e dinamikë tjetër në përmbushjen e detyrave”, pohoi Limaj.

“Në këto zgjedhje kandidatët tanë për kryetarë do shpalosin filozofinë politike e do zotohen për përmbushjen e detyrave dhe pritjeve të qytetarëve tanë”.

“Kandidatët tanë do të zotohen dhe do të marrin obligime që me përkushtim e dinjiteti, me respekt për ligjin, me angazhim për të përmbushur pritje, të punojnë për të ndryshuar komunat e tyre”.

“Do jenë afër qytetarit pa dallim përcaktimi politik, etnik e fetar. Nisma do jetë afër atyre që s’kanë mundësi, do jemi afër familjeve të varfra, familjeve në nevojë, afër atyre që tentohet që t’u bëhet padrejtësi”.

***

Nisma për Kosovën po mban konventë elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në këtë konventë elektorale do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave nga Nisma për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat