Lajm i madh nga Parlamenti Evropian për shqiptarët

Aktuale

Lajm i madh nga Parlamenti Evropian për shqiptarët

Nga: Bota sot Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:32
Eduard Kukan

Në seancën e fundit të Parlamentit Europian që u mbajt në Strasbourg nga data 11 deri me 14 shtator, kryesuar nga presidenti  Antonio Tajani,  i cili  njihet si  mik i shqiptarëve dhe fondatori i " Forza  Italia ", u përkrah propozimi i presidentit të  PEP nga Sllovakia Eduard Kukan që në këtë seance të debatohet edhe  për borxhin që Evropa ua ka shqiptarëve. 

Megjithëse kishte kundërshtime të rrepta nga deputetët serbë, grekë dhe spanjollë propozimi i Kukan kaloi me shumicë votash.

Debati ishte tepër i nxehtë dhe Kukani arriti bindshëm të elaborojë një seri faktesh që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca  e Londrës e deri në  Rambuje.

Nuk harroi të cekë edhe arin shqiptar që duhet të kthehet sa më parë.

Pjesa më interesante që përloti një pjesë të deputetëve në sallë dhe që ndikoi në formimin e  një komisioni për evaluimin e shumës së borxhit, ishte momenti  kur në ekranin e madh të parlamentit u shfaq kënga e Ilir  Shaqirit  "Kthema  borxhin, kthema borxhin moj Evropë" si dhe kënga e Shkurte Fejzës "Pa u farue  djem e çika,  jo nuk ndahet Mitrovica " siç raporton agjencia "La mode diplomatique"./I.Hysaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat