Lista Serbe: Nuk e votojmë Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Lista Serbe: Nuk e votojmë Ushtrinë e Kosovës

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 09:21
Lista serbe

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq është shprehur i bindur se e vetmja Forcë e Armatosur në territorin e Kosovës vazhdon të jetë KFOR-i dhe se Lista Serbe nuk do të votojë pro formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se deri në fund të këtij viti do të bëhet edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, që do të thotë se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të transferohet në Forca të Armatosura.

Simiq me këtë rast është shprehur për median serbe se KFOR-i me anë të Rezolutës 1244, është e vetmja ushtri që funksionon në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat