Veseli braktis Kuvendin për aktivitetet elektorale

Aktuale

Veseli braktis Kuvendin për aktivitetet elektorale

Nga: Arben Sylejmani Më: 25 shtator 2017 Në ora: 09:20
Kadri Veseli

Prej zgjedhjes së Qeverisë së re, legjislativi nuk e ka mbajtur asnjë seancë, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ditën do të fillojë me aktivitete elektorale në qytetin e Pejës.

Në njoftim për media, thuhet se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të kenë një mëngjes pune me ndërmarrës, mjekë dhe profesionistë të tjerë të Pejës.

Po ashtu, Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të vizitojnë biznese të vogla dhe do të takohen me qytetarë të Pejës.

Ndryshe, partitë opozitare dhe pjesëtar të shoqërisë civile të cilat monitorojnë punën e Kuvendit, janë shprehur kritikë me mos mbajtjen e seancave për shkak të aktiviteteve elektorale për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat