Dështimi i Ramush Haradinajt krahas Interpolit, ‘frikë’ nga Lista Serbe

Aktuale

Dështimi i Ramush Haradinajt krahas Interpolit, ‘frikë’ nga Lista Serbe

Hava Orana Nga Hava Orana Më 26 shtator 2017 Në ora: 10:45
Interpol

Dorëzimi i kryeministrit Ramush Haradinaj nuk ka të ndalur. Ai qysh në fillim të mandatit të tij po tregon se sa i pafuqishëm doli të jetë krahas proceseve e çështjeve të rëndësishme për Kosovën. Përderisa thuajse u dorëzua krahas demarkacionit, ai po mundohet ta izoloj Kosovën edhe nga organizatat ndërkombëtare.

Kështu ai propozoj tërheqjen e kërkesës për anëtarësim në Interpol. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim në Interpol për shkak se është larg sigurimit të votave të mjaftueshme për anëtarësim.

Sipas tij, Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm për këtë anëtarësim, por problemet janë shtuar edhe se Samiti i radhës do të mbahet në Kinë, që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Anëtarësimi në Interpol ka kërkuar një punë më të madhe dhe një angazhim më të madh. Në momentin kur kam ardhur kam pa se është punuar, por jo sa duhet. Unë jam shumë skeptik dhe nuk jam fare i inkurajuar që ne të themi se çdo gjë do të shkojë si duhet në këtë anëtarësim, sepse nikoqiri i këtij samiti ka barikaduar çdo gjë. Akoma s’i ka dërguar vizat që përfaqësuesit tanë të marrin pjesë. Është përgjegjësi e madhe që të them të tërhiqemi”, ka thënë Pacolli.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish ministrit të Punëve të Jashtme Skender Hyseni i cili ka deklaruar se Kosova i ka votat e nevojshme për anëtarësim në Interpol. AI madje ka thënë se kjo kërkesë e Haradinaj mund të mos merret parasysh.

“Kërkesa e Haradinajt mund të mos mirret parasysh, dhe asambleja të vendos që të procedohet në rendin e ditës ashtu si është. Por vet kërakesa për tërheqje e ka dëmtuar tej mase perspektivën e votimit pozitiv për Kosovën”, ka thënë Hyseni.

Image
Muhamet Kelmendi

Të kontaktuar nga “Bota sot” zyrtarët e qeverisë nuk kanë dashur ta komentojnë këtë çështje.

AAK nuk e di nëse Kosova i ka pasur numrat për Interpool

Zyrtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi thotë se ndonëse nuk e di nëse Kosova i ka numrat për Interpol, duke u nisur në atë që kërkesë ka bërë edhe Palestina dhe një komperacion mes tyre do të ishte i dëmshëm.

“Nuk jam i informuar mbi këtë çështje. Nuk i di a i ka patur Kosova numrat për anëtarësim apo nuk i ka patur. Po kështu nuk duhet harruar se edhe Palestina ka bërë kërkesë për anëtarësim. Dhe një komperacion midis Palestinës dhe Kosovës do të ishte i dëmshëm. Me këtë ndoshta do të humbte edhe Kosova”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

Ndërkohë sipas ekspertëve të sigurisë, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare vetëm se e forcon sovranitetin e shtetit. Sipas tyre për shkak të keq udhëheqjes së Kosovës, ajo ka ngecur në shumë organizata, përderisa në kohën e paraluftës, kur ka udhëhequr Presidenti Rugova, Kosova në këtë fushë ka qenë më e avancuar.

Dështim i Haradinajt

Kështu eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se anëtarësimi i Kosovës në forume ndërkombëtare të çfarëdo niveli qofshin forcon sovranitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Dhe ekzistenca e Ministrisë së Punëve të Jashtme justifikohet me këtë synim, pra të krijimit të kushteve që si shtet në formim e sipër të jemi pjesë e organizatave dhe forumeve ndërkombëtare. Tani në Kosovë po jetojmë situatën politike më të vështirë që ka pasur vendi ndonjëherë që nga viti 1999. Bile sa i përket politikës së jashtme, Kosova shumë më mirë ka qëndruar gjatë viteve 1992-1999, nga se metodologjia e aksionit politik në marrëdhëniet ndërkombëtare e presidentit Rugova ka qenë shumë më e avancuar. Tani si shkak i menaxhimit të keq me shtetin i të ashtuquajturit "krah i luftës" ku bëjnë pjesë PDK, AAK, VV, ne kemi ardhë në pozitë që fatet jetike të shtetit tonë të kalojnë nëpër sitat e Beogradit. Pak rëndësi ka pas se a i ka të siguruara votat Kosova apo jo për t'u pranuar në INTERPOL. Ndoshta edhe Policia e Kosovës dhe në përgjithësi sistemi i sigurisë së Kosovës, ka hapësirë për t'u rishikuar, që i bie se nuk plotëson standardet për anëtarësim”, thotë Kajtazi.

Image
Fadil Kajtazi

Ai thotë se Kosova nuk është dashur të heq dorë nga kërkesa për anëtarësim, edhe pse Haradinaj e sheh si një dështim i qeverisjes në 100 ditëshin e parë.

“Qeveria e Kosovës për as një kusht nuk është dasht ta tërheq anëtarësinë edhe me kushtin se Kosova nuk do të ishte pranuar. Ndoshta zoti Haradinaj është frikësuar nga mospranimi dhe nga fakti se kjo atij i atribuohet si dështim qeverisje në 100 ditëshin e parë. Dhe unë dua t’i besoj këtij versioni. Ndonsë se presioni i Serbisë për pengimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është i madh dhe nuk përjashtohet mundësia e ndikimit të saj përmes Listës serbska. Një presion i tillë mund të dal në pah në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, që gjithashtu Serbia është duke u përpjekur ta sabotoj”, thekson Kajtazi.

Pengesa të gjata

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava thotë se vetë situata politike në të cilën gjendet Kosova, na jep me nënkuptua se është një kohë e vështirë dhe pa aktivitet ndërkombëtar, meqë ishin zgjedhjet në këtë kohë që ndodhi edhe pengesa të gjata që u kriju vakumi deri në formimin e Qeverisë.

“Në këtë kohë që zgjati me muaj, e që ishte dashur të ishte ma e zellshmja në angazhimet e saj nga ana e Kosovës tek shtetet mike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por edhe të tjerat shtete që e kanë ndërmend më e njohur pavarësinë e saj, dhe një anëtarësim i Kosovës në Interpol, i kontribon të gjitha shteteve anëtare të saj, sepse luftimi i krimit bëhet i drejtë për së drejti nga ana e Kosovës dhe shteteve anëtare të saj. Tani është lehtë të thuhet nga ana e ish-ministrit Skender Hysenit se Kosova i kishte votat e sigurta për anëtarësimin në Interpol. Nëse ishte ashtu pse Skender Hyseni nuk e ndihmoj dhe nuk e bindi Kryeministrin Ramush Haradinaj se i kemi votat mbasi kjo është në interes të Kosovës, prandaj një e thënë kështu tani del pak sa qesharake, apo me këtë ai po do që të mbërrin poena për partinë e tij se si ishin të aftë dhe të suksesshëm”, thekson ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, nëse i kishte votat e siguruara për anëtarësim në Interpol sikur që e thotë zotëri Hyseni pse kishte më e bërë tërheqjen Haradinaj si shkak i Listës serbe.

“Vetë vlerësimi nga ana e Kryeministrit se duhet me e tërhjekur kërkesa për anëtarësim në Interpol, mendoj se ka qenë e qëllueshme, një anëtarësim duhet të bëhet kur të jemi më të përgaditur dhe kur të kemi një aktivitet më të dendur të miqtë tonë ndërkombëtar,  sepse mos terhjekja do na kushtonte shumë dhe do e devalvonte qëllimin e anëtarësimit në Interpol,  sikur që na ndodhi me UNESCO. Serbia botërisht bënte aktivitete të dendura që një kohë të gjatë, të miqtë e saj që Kosova mos të anëtarësohet në Interpol. Prandaj kur të stabilizohet situata politike në vend dhe qeveria të është më aktive në tërësi, dhe ta fillon luftimi i krimit të organizuar, edhe faktori ndërkombëtar do të bindet dhe do të angazhohet më seriozisht që ta pranoj Kosovën në Interpol”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat