Mediat zvicerane i bëjnë jehonë gjyqit kundër terroristit që dërgoi paketën me bombë në redaksinë e "Bota sot"

Aktuale

Mediat zvicerane i bëjnë jehonë gjyqit kundër terroristit që dërgoi paketën me bombë në redaksinë e "Bota sot"

Nga: Bota sot Më: 26 shtator 2017 Në ora: 13:30
Gjykata Federale e Zvicrës / (Foto: Christoph Ruckstuhl)

Gjykata Federale e Zvicrës e ka dënuar me dhjetë vjet burg 41 vjeçarin i cili kishte dërguar një paketë me bombë në redaksinë e “Bota sot”, shkruan media më e klikuar zvicerane “Blick”. "Dënimi i tij u ul vetëm për një vit nga kërkesa e Prokurorisë".

Gjykata Federale e shpalli deklaratën e shtetasit zvicerano-maqedonas si të pavërtetë dhe kjo dëshmohet me vendimin e së martës. Deklarata e tij se paketa me bombë nuk ishte funksionale, për Gjykatën ishte e pabesueshme, shkruan "Blick".

Hetimet për bombën treguan se ajo ishte e gatshme për shpërthim, nëse do hapej normalisht. Kjo ishte e njohur për Gjykatësen e çështjes. Vetëm nga rastësia paketa nuk shpërtheu, për shkak se u hap në formë anësore, andaj nuk u aktivizua mekanizmi i shpërthimit.

Image
Bomba e vendosur në paketën me një shishe verë, e dërguar në redaksinë e gazetës "Bota sot"

Për shkak se agresorit i është gjetur edhe një armë dhe municion, ai është dënuar me gjobë të caktuar.

Veprimet e 41 vjeçarit janë paraqitur nga Gjykata si të paskrupullt dhe të dënueshme. Me dërgimin e paketës, ai nuk kishte më ndikim për rrjedhjen e mëtejshme të ngjarjes. Gjykata Federale e dënoi atë vetëm me një vit më pak nga Prokuroria. Avokati kishte kërkuar liri.

Tre personat e atëhershëm të redaksisë “Bota sot” duhet të marrin një dëmshpërblim prej 15.000 frangave nga 41 vjeçari. Ky i fundit gjithashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit prej 25.000 frangave. Në momentin kur të jetë mirë financiarisht, ai duhet ta paguajë edhe mbrojtjen ligjore kundrejt tij me shumë prej 50.000 frangave.

Image
Gjykimi kundër Jeton Lesit (41) në Gjykatën Penale Federale. Ai dërgoi një bombë paketë në Bota Sot në CH. Transporti i Jeton L. nga ndërtesa e gjykatës.

Sipas fjalëve të agresorit paketa me bombë duhet të ishte “vetëm” një shenjë për redaksinë e “Bota sot”. 

Paketa me bombë nuk u hap në zyrat e gazetës ku ajo arriti në 27 shtator 2002. Shefi i redaksisë nuk ishte prezent, kështu që paketën e mori me vete motra e tij. Gjatë një takimi familjar, vëllai i shefit të redaktorëve hapi paketën në mënyrë anësore.

12 persona ndodheshin në afërsi, mes tyre edhe shumë fëmijë. Në rreze prej nëntë metrash, shpërthimi i granatës ruse mund të rezultonte vdekjeprurëse.

Image
Bomba e të akuzuarit ishte drejtuar kundër kryeredaktorit të gazetës shqiptare të Kosovës "Bota Sot", e cila është edhe në Cyrih, Arkiv

Granata ishte një dhuratë

Vetëm nga gjurmët e ADN mundeshte që të zbulohej agresori. Në dhjetor 2016 ai mori pjesë në një përleshje. Pas provës së ADN, policia e arrestoi në 31 janar 2017. Prej në fillim ai deklaronte se kishte vepruar i vetëm.

Granatën ai e kishte marrë që nga Maqedonia, si dhuratë gjatë prezencës së tij në UÇK e Maqedonisë në 2001. Me automjetin e tij, përmes kufirit ai e solli granatën në Chiasso TI. Në shtëpi agresori e vendosi granatën në një vitrinë.

 

Gjykata nuk e besoi deklaratën e të akuzuarit se bomba ishte testuar se nuk funksiononte. Hetimet e bombës treguan se ishte e gatshme për shpërthim, në rast se paketa do hapej në formë normale.

Shkrim të ngjashëm ka kryer edhe media tjetër zvicerane “Bluewin.ch”. “I akuzuari kërkonte lirimin e tij, por Gjykata tregoi se nuk i besonte zvicerano-maqedonasit. Kjo u pa në vendimin e së martës.”

Prestigjiozja zvicerane “NZZ”, shkruan se shtetasi i dyfishtë e “kishte dërguar paketën me bombë në shtator 2002 në redaksinë e Bota sot në Cyrih. Ai e kishte paraqitur atë si një dërgesë vere. Vetëm nga rastësia paketa nuk shpërtheu./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat