Pacolli - malazezëve: Demarkacioni do të kapërcehet në mënyrë të përshtatshme

Aktuale

Pacolli - malazezëve: Demarkacioni do të kapërcehet në mënyrë të përshtatshme

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:41
Behgjet Pacolli me drejtuesit më të lartë të të gjitha institucioneve malazeze

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Republikën fqinje të Malit të Zi. Ministri Pacolli u tha malazezëve se Demarkacioni me Malin e Zi "do të kapërcehet në mënyrë të përshtatshme".

Në takimet e shumta me drejtuesit më të lartë të të gjitha institucioneve malazeze, duke filluar nga takimi me homologun e tij, Srdjan Darmanovi?, Ministër i Punëve të Jashtme, pastaj me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin, me Ivan Brajovi?, kryetar i Parlamentit, si dhe Presidentin e këtij shteti, Sh.T.Z. Filip Vujanovi?, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Pacolli, falënderoi përfaqësuesit më të lartë të shtetit pritës për mbështetjen e vazhdueshme, duke filluar nga periudha e luftës në Kosovë, njohjen e shtetësisë, mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.  

Në frymën e kësaj, Pacolli vlerësoi edhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha nivelet.  

Nga ana e tyre, mikpritësit e këtyre takimeve kanë vlerësuar faktin se si shprehje e këtyre marrëdhënieve, Pacolli kreu vizitën e tij të dytë jashtë Kosovës në Mal të Zi.

Në vazhdim të këtyre takimeve, numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Pacolli, kërkoi përshpejtimin e punës për të rritur nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, veçanërisht në ekonomi, në rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe njerëzore, ku komunikacioni konsiderohet se ka rëndësi thelbësore.

”Ne duhet të punojmë kah integrimi i linjave hekurudhore, krijimi i subjekteve të përbashkëta në fushën e transportit ajror, etj. Ne jemi vende të vogla, që të kemi sukses në këto lloj transportesh, në botën globale që na rrethon”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Pacolli.

Tutje, thuhet se bashkëbiseduesit e nivelit më të lartë të Malit të Zi, kanë shprehur mirëkuptimin për vonesat në ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit mes dy vendeve, duke e konsideruar atë si ”çështje politike”.

Në lidhje me këtë çështje, Pacolli i ka njoftuar mikpritësit me situatën politike, pas krijimit të institucioneve të reja në Kosovë dhe ka shprehur besimin se kjo çështje do kapërcehet në mënyrën më të përshtatshme, pa cenuar marrëdhëniet shumë të mira  midis dy vendeve, në respekt të plotë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, ndjeshmërinë e opinionit publik dhe të drejtave pronësore të qytetarëve. Vizita e shefit të diplomacisë së Kosovës në Mal të Zi është mbyllur me takimin me përfaqësuesit e partive shqiptare. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Pacolli, mundësoi bashkimin e tyre në këtë rast, duke dëgjuar shqetësimet, aspiratat e tyre për afirmimin politik dhe shoqëror të pakicës shqiptare në Mal të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat