"Kush ishte shefi i terroristit Jeton Ll?"

Aktuale

"Kush ishte shefi i terroristit Jeton Ll?"

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2017 Në ora: 17:28
Jeton L, i dënuar për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”

Analisti Nexhat Haziri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës e cila ka dënuar sot me 10 vite burgim,  terroristin Jeton Ll. i cili ka dërguar granatën ruse në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot” në Zvicër.

Haziri ka shkruar në Facebook se terroristi i dënuar Lleshi njihet për lidhjet e tij të afërta me kreun e AAK-së, kryeministrin e tanishëm të Kosovës, Ramush Haradinajn, por edhe me bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, ku veçohet lidhjet e tij me këshilltarin Bedri Islamin, ish sigurimin e diktatorit Enver Hoxha, si dhe ish kreu i LPK-se në mërgatë për gjatë viteve të luftës në Kosovë.   

Image
Nexhat Haziri

Postimi i plotë:

Gjykata në Zvicër dënon me 10 vite burgim terroristin Jeton Lleshi.

POR,KUSH ISHTE POROSITËSI APO SHEFI I TERRORISTIT LLESHI ?

Gjykata Federale e Zvicrës ka dënuar sot me 10 vite burgim, terroristin Jeton Lleshin, i cili në shtatorin e vitit 2002, ka dërguar granatën ruse në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot” në Cyrih të Zvicër. Terroristi i dënuar Lleshi njihet për lidhjet e tij të afërta me kreun e AAK-së, kryeministrin e tanishëm të Kosovës, Ramush Haradinajn, por edhe me bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, ku veçohet lidhjet e tij me këshilltarin Bedri Islamin, ish sigurimin e diktatorit Enver Hoxha, si dhe ish kreu i LPK-se në mërgatë për gjatë viteve të luftës në Kosovë. Megjithatë ky vendim gjyqësor, sikur akoma ka lënë pezull, së paku për opinionin e gjerë në Kosovë, se kush ishte porositësi apo shefi i terroristit Jeton Lleshi. Mbase është e kuptueshme se terroristi Lleshi dhe botuesi i gazetës XH. M, nuk i kanë pasur livadhet afër ku i ka ndarë "mexha" e as ndonjë problem të natyrës personale, zbardhja e këtij rasti deri në fund së bashku edhe me verdiktin e gjykatës për të dënuarin, do ti ndihmonte edhe Kosovës, sidomos klasës politike për identifikimin edhe përmes institucioneve të drejtësisë, elementin kriminal të veshur me pushtet politik. Në kohën kur në Kosovë, sistemi drejtësisë është i kapur nga grupet kriminale të parapolitikës, nuk pritet që institucionet e Kosovës të kërkojnë nga Gjykata Federale e Zvicrës, dëshmi mbi të cilat është dhënë dënimi për terroristin Jeton Lleshi, gjithnjë në formë bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, që do të rezultonte me fillimin e hetimeve për lidhjet e të dënuarit J.Ll, me persona apo grupe të caktuara në Kosovë. Eh sikur të ishim shtet normal ! (n.h)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat