Kurti: Populli në referendumin e 1991 ia bëri me dije botës mbarë aspiratën e Kosovës për liri

Aktuale

Kurti: Populli në referendumin e 1991 ia bëri me dije botës mbarë aspiratën e Kosovës për liri

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:47
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar referendumi  për pavarësisë  të vitit 1991, ku ka thënë se kanë marr pjesë 87% e votuesve të Kosovës, 99% e të cilëve votuan për pavarësimin e Kosovës.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky referendum i mbajtur 26 vite më parë është shumë i rëndësishëm pasi që përfaqëson herën e parë në histori kur populli i Kosovës shprehu masivisht vullnetin e tij për vetëvendosje

Postimi i plotë:

Prej datës 26 shtator e deri në 30 shtator të vitit 1991, në Kosovë u mbajt referendumi për pavarësinë, ku morën pjesë 87% e votuesve të Kosovës, 99% e të cilëve votuan për pavarësimin e Kosovës si një shtet i pavarur, sovran e me të drejtë të vetëvendosjes.

Ky referendum i mbajtur 26 vite më parë është shumë i rëndësishëm pasi që përfaqëson herën e parë në histori kur populli i Kosovës shprehu masivisht vullnetin e tij për vetëvendosje. 913.705 qytetarë në atë kohë votuan për pavarësinë. Vullneti i tyre ia bëri me dije botës mbarë aspiratën e Kosovës për liri, për të qenë shtet i barabartë me shtetet e tjera.

Ky vullnet popullor në atë kohë u njoh zyrtarisht vetëm nga Republika e Shqipërisë. Mirëpo mosnjohja nga shtetet e tjera nuk e ndal dot vullnetin e një populli. Kur themeli vendoset, muret janë çështje kohe. Kështu, pas atij hapi të parë vazhduan hapat e tjerë, deri tek lufta e lavdishme e UÇK-së që e çliroi Kosovën.

Na duhet t’i kujtojmë me mirënjohje e falënderim të gjithë ata veprimtarë që e organizuan këtë referendum, si edhe të gjithë ata që votuan, duke e çelur demokratikisht e për mbarë botën procesin vetëvendosës të popullit tonë, proces që është i pandalshëm, siç është dhe vetë demokracia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat