Pacolli i porosit shqiptarët në Mal të Zi “qëndroni bashkë”

Aktuale

Pacolli i porosit shqiptarët në Mal të Zi “qëndroni bashkë”

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:51
Pamje nga takimi me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli është takuar me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare më Malit të zi.

Ai ka shkruar në Facebook se në takim kanë diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Postimi i plotë:                          

Takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare

Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat