Haradinaj nesër në Tiranë

Aktuale

Haradinaj nesër në Tiranë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:57
Ramush Haradinaj

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nesër mbërrin në Tiranë.

Në agjendë është parashikuar një takim me kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave. Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat