Formimi i ushtrisë, kjo është çështja që Thaçi duhet t’u shpjegojë qytetarëve

Aktuale

Formimi i ushtrisë, kjo është çështja që Thaçi duhet t’u shpjegojë qytetarëve

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 27 shtator 2017 Në ora: 10:01
Hashim Thaçi

Analisti Skënder Zogaj thotë se presidenti Thaçi duhet t’i shpjegoj qytetarëve të Kosovës pse bash në këtë kohë po dëshiron të riprocedoj në Kuvend Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

“Riprocedimi në Kuvend i ushtrisë në rrethanat aktuale është "nëse s'ke punë tjetër, luaje derën!" Presidenti duhet të shpjegohet pse u dashka të riprocedohet në Kuvend ushtria?”, tha për “Bota sot” analisti Skender Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Sipas tij, aktualisht në Kosovë po zhvillohet një lojë e ngatërruar, që është shumë vështirë me i ra në fije, sepse, të gjitha partitë politike dhe subjektet kryesore shtetërore, po bëjnë veprimtari stihike, sipas rastit dhe nevojave të ditës.

Por Zogaj thotë se formimi i ushtrisë do të mbete sfidë edhe gjatë kësaj legjislature.

“Ushtria, Demarkacioni, Asociacioni, Luftimi i Krimit dhe Korrupsionit, janë detyrat që duhet të zgjidhen sa më parë, mirë ose keq, duhet të zgjidhen! Çdo orvatje tjetër është përfitim i kohës dhe dendësim i mjegullës”, shtoi Zogaj.

Riprocedimi në Kuvend i ushtrisë në rrethanat aktuale është "nëse s'ke punë tjetër, luaje derën!" Presidenti duhet të shpjegohet pse u dashka te riprocedohet ne Kuvend ushtria?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat