Mustafa: Me fitoren e Hatim Baxhakut, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë

Aktuale

Mustafa: Me fitoren e Hatim Baxhakut, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë

Nga: Bota sot Më: 27 shtator 2017 Në ora: 16:16
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Prizreni është qeverisur keq prej një dekade.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së, Prizrenit do t’i kthehte qeverisja e drejtë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:  

Ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe në Prizren. Me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së për këshilltarë komunalë, më 22 tetor, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë, e shëndoshë dhe që garanton prosperitet.

#Lidhja për Prizrenin./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat