BE do të ndihmojë Kosovën në luftën kundër korrupsionit

Aktuale

BE do të ndihmojë Kosovën në luftën kundër korrupsionit

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 17:40
Nataliya Apostolova dhe Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë një takimi me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, shprehu përkushtimin e ministrisë që ai drejton për avancimin e bashkëpunimit me Zyrën e BE-së, sa i përket sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.

Ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi Apostolova për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vënë në pah se prioritet kryesor do të mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një ndër kushtet kryesore në procesin e liberalizmit të vizave.

Ndërsa, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Apostolova vuri në dukje se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

Ajo potencoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat