Haradinaj thotë se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr

Aktuale

Haradinaj thotë se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 19:21
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës që të enjten e ka çuar atë në Podujevë, ka folur edhe njëherë për demarkacionin.

Sipas tij, po punohet për zbatimin e MSA dhe drejt liberzimit të vizave dhe demarkacionit. Sa i përket kësaj të fundit, që lidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ai garantoi se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr.

“Nuk ka votë Kosova për këtë version, kjo është e vërtet. Kush doni me ia qit lapsin, e gjeni që nuk janë dy të tretat për këtë version. S’mund të votohet kështu”, ka thënë Haradinaj. “Ata që janë në Komision, ata e gjejnë të vërtetën e atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshjen me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje. Nuk ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Marrëveshja është e dyanshme”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat