Haradinaj priti kryesuesin e OSBE- së në Kosovë, Jan Braathu

Aktuale

Haradinaj priti kryesuesin e OSBE- së në Kosovë, Jan Braathu

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 20:19
Jan Braathu dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.

Siç njofton Zyra e qeverisë, kryeministri Haradinaj falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë për institucionet e Kosovës.

Kryeministri potencoi se bashkëpunimi mes qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë, është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Ambasadori Braathu nga ana e tij uroi kryeministrin Haradinaj për pozitën e re dhe për energjinë dhe dedikimin e tij të madh për të avancuar Kosovën, duke e siguruar se do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat