Kuvendi do të mbajë tri seanca javën e ardhshme, interpelancë edhe për Rikalon

Aktuale

Kuvendi do të mbajë tri seanca javën e ardhshme, interpelancë edhe për Rikalon

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 21:43
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar vazhdimin e seancën më 2 tetor si dhe ka thirr dhe dy seanca të reja më 3 tetor.

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme është mbledh kryesia e Kuvendit, e cila ka vendosur që të vazhdohet seancën më 2 nëntor, ku do të zgjedhën komisionet parlamentare, kurse një ditë më vonë do të jenë dy seanca të reja, ku do të bëhet ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare IPA, që Kosovës i mundëson qasje të fondeve prej 70.5 milionë euro. Ndërsa me 3 nëntor kryesia e Kuvendit ka vendosur seancë të re, ku do të ftohet në interpelancë ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, që është kërkesë e LDK-së. Këto i ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë.

Veseli: Do të ketë seancë për interpelancë ministri Rikollo

“Në një atmosferë shumë kolegjiale me vendim unanim do të kemi vazhdimin e seancës me datën 2 tetor, dhe në të njëjtën kohë do të kemi edhe dy seanca parlamentare  më datën 3 tetor. Njëra ka të bëjë me konsolidimin e Komisioneve parlamentarë. Njëjtën kohë ditën e nesërme, në ditën e njëjte posa ta përfundojmë këtë seancë, do të kemi edhe një seancë, e cila ka të bëjë me një projekt ratifikimin e një marrëveshje ndërkombëtare IPA. Janë rreth 70.5 milionë euro të cilat do t’i hynë Republikës së Kosovës. Me datën 3 tetor në pjesën e parë është edhe interpelanca që është kërkuar nga grupi parlamentar i LDK-së për akuzat që ju janë bërë ministrit  të bujqësisë, zotit Rikallo”, tha Veseli.

I pyetur se pse ka qen kundër anëtarët e Kryesisë nga opozita,  për emërimet e dy këshilltarëve që i ka angazhuar në kabinetin e tij,  ai ka hedhur poshtë pretendimet që po bëhen me qëllime elektorale.

Veseli: Gjithmonë kamë qenë transparent

“Vendimi ka qenë unanim, kamë qenë shumë i hapur asnjë vendim në këtë Kuvend nuk merret pa transparencë të plotë. Kemi qenë gjithë unanim. Çdo vendim prej se jam kryetar i Kuvendit 99.9 % janë marrë me unanimitet  të plotë. Ka të bëjë specifikisht me punën e kabinetit të kryetarit të Kuvendit”, tha Veseli.

Ndërsa i pyetur pse janë vonuar deri tash me emërimin e anëtarëve të komisioneve dhe a ka ndikuar presioni ndërkombëtar që të mbahen seancat. Ai ka thënë se ka insistuar gjatë gjithë kohës që t’i sjellin emrat 6 Plusi, të cilët i kanë dërguar sot.

Veseli: 6 Plusi i ka vonuar emrat

“Ka të bëjë me 70.5 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kjo ka qenë arsyeja pse kam insistuar ta themi me grupet parlamentare të na sjellin emrat e komisionet parlamentare. Pa funksionalizimin e komisioneve parlamentare, nuk mund të mbajmë asnjë seancë në Kuvend. Kjo është arsyeja që u vonua deri më sot. Deri sot nuk i kam pasur emrat e komisioneve parlamentare, kam insistuar, 6 Plusi ka qenë grupi parlamentar i cili i ka vonuar. E vlerësoj shumë në rend të parë kur partnerët tanë kanë një impenjim, i cili ndërlidhet drejtpërdrejtë me mbarsmërinë e punëve në Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja që kamë insistuar gjatë krejt kësaj kohe. Vetëm dallimi ka qenë që unë si kryetar i Kuvendit nuk i kamë bërë publike insistimet e mija për emrat”, tha Veseli. Veseli , po ashtu ka thënë se ka një konsensus në Kryesi dhe është lutur që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen d he se sipas tij nuk ka vonesa, janë në kohë

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, kjo është arsyeja

Sonte nga ora 21:00 ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për caktimin e datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare dhe përgatitjet për seancën e re.

Ky është rendi i ditës gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

1.Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare,

Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,
Përgatitjet për seancë të re: · Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare, – Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

-Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat