Thaçi viziton Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington

Aktuale

Thaçi viziton Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2017 Në ora: 15:44
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Shtet e Bashkuar për një vizit zyrtare ka vizituar Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington.

Thaçi ka shkruar në Facebook se asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë.

Postimi i plotë:

Rikthimi në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA-së është gjithmonë një moment emocional dhe reflektimi.

Qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën.

Për të njëjtat vlera luftoi dhe sakrifikoi edhe populli i Kosovës. Ne, asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat