VV konfirmon sulmin: Ja pse na i thyen zyret!

Aktuale

VV konfirmon sulmin: Ja pse na i thyen zyret!

Nga: Bota Sot Më: 30 shtator 2017 Në ora: 12:41
Sulmi në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media, ka konfirmuar se mbrëmë janë sulmuar zyrat e degës së saj në Pejë.

Në reagimin e VV-së, thuhet se pas rastit, policia ka evidentuar xhamat e thyer dhe gurët e mëdhenj brenda zyreve, përcjell Bota sot.

VV thotë se përkundër sulmeve, ata nuk do ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim.

Më poshtë reagimi i plotë:

Zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë janë sulmuar mbrëmë rreth orës 22:30, përderisa aktivistët e Pejës kanë qenë në zyrë duke punuar për përgatitjen e tubimit të sotëm. Xhamat e thyera dhe gurët e mëdhenj brenda zyreve janë evidentuar nga policia, që është njoftuar pas këtij sulmi. Ftojmë organet e rendit ta zbardhin këtë rast sa më parë. Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve. Zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nëpër Kosovë kanë qenëshpeshherë në shënjestër të sulmeve. Nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Organizimi dhe puna jonë për tubimin ka vazhduar. Tubimi i sotëm në Pejë do të jetë madhështor. I ftojmë qytetarët e Pejës të marrin pjesë sot në tubim dhe të votojnë më 22 tetor. Për Pejën. Me mendje e me zemër për VETËVENDOSJE!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat